Tare: Të surprizuar nga forma e Fullkrug, do të na ndihmojë. Nkunku, kurrë në diskutim

“Për Fullkrug lëvizëm në kohë. Pas dëmtimit të Gimenez na mungonin disa karakteristika dhe ishim të zotë të sillnim një lojtar si Fullkrug, që jep shumë fizik, prani dhe entuziazëm. Jemi të gjithë të surprizuar nga forma e tij dhe do të na ndihmojë për objektivat tona”, – tha drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, para ndeshjes me Cagliarin.

Rreth zërave për Nkunku: “Në këtë periudhë ka shumë spekulime, por lojtari nuk është vënë kurrë në diskutim. Po e plotëson integrimin me skuadrën dhe muajt e fundit janë parë përmirësime. Shpresojmë që dopieta t’i japë besim, ne besojmë tek ai”.

Për një mbrojtës të mundshëm: “Jemi të kënaqur me mbrojtësit tanë, kanë bërë një kampionat shumë të mirë. Jemi vigjilentë dhe nëse shfaqet ndonjë mundësi që e ndihmon skuadrën, do të jemi gati. Por tani jemi mirë kështu”.

The post Tare: Të surprizuar nga forma e Fullkrug, do të na ndihmojë. Nkunku, kurrë në diskutim appeared first on Telesport.