Tare: Rinovimi i Maignan? Së shpejti do të kemi një përgjigje përfundimtare

Merkatoja është e hapur dhe Milani mbetet vigjilent, gati të shfrytëzojë çdo mundësi. Ky është qëndrimi i drejtorit sportiv kuqezi, Igli Tare. Pas zgjidhjes së çështjes së sulmuesit qendror, diçka e re mund të vijë në mbrojtje.

“Sigurisht që do të jemi të vëmendshëm në merkato; nëse del diçka që mund të na shërbejë, do ta bëjmë. Për momentin jemi mirë kështu siç jemi”, – deklaroi Tare për Dazn para nisjes së ndeshjes kundër Lecce.

Të rëndësishme edhe fjalët për rinovimin e Maignan: “Çfarë mungon? Të ulemi në tavolinë dhe të përpiqemi të gjejmë zgjidhjen. Mike është shumë i lidhur me këtë fanellë dhe me këtë klub; ekziston vullneti i shoqërisë për të vazhduar. Mendoj se së shpejti, në javët e ardhshme, do të kemi një përgjigje përfundimtare. Unë jam gjithmonë pozitiv për këtë histori”.

The post Tare: Rinovimi i Maignan? Së shpejti do të kemi një përgjigje përfundimtare appeared first on Telesport.