Tare qetëson tifozët: Mungesa lojtarësh? Ky Milan është ndërtuar qëllimisht kështu…

Drejtori sportiv i Milanit qetëson tifozët për situatën me mungesat: “Skuadra është ndërtuar me qëllim kështu: 19 lojtarë të fushës, 3-4 portierë dhe 2-3 lojtarë nga projekti ‘Milan Futuro’, që janë të përhershëm në ekipin e parë. Këto mungesa nuk janë pozitive, por nuk duhet të shërbejnë si justifikim”.

Ai nënvizoi se përforcimet e reja në janar janë të vështira, përveçse në rast të ndonjë surprize: “Pas pushimit të kombëtareve kemi folur qartë, e dimë që me fitore mund të ecim përpara me më shumë besim. Skuadra është në formë të mirë, vjen pas një serie rezultatesh pozitive”.

Kjo përgjigje e shqiptarit vjen si qetësim për tifozët kuqezinjm, të cilët ankohen për numrin e paktë të lojtarëve në dispozicion të Allegrit. Më konkretisht, mbrëmë ndaj Fiorentinës, vetëm 7 lojtarë ndodheshin në stol, dy prej të cilëve portierë. Nga ana tjetër, Fiorentina kishte 13 futbollistë në stol.

The post Tare qetëson tifozët: Mungesa lojtarësh? Ky Milan është ndërtuar qëllimisht kështu… appeared first on Telesport.