Igli Tare foli pak minuta para sfidës Lazio–Milan. Drejtori sportiv kuqezi komentoi tema të ndryshme, nga lufta për titullin deri te merkatoja. Mbi interesimin e Milanit për Moise Kean, shqiptari tha: “Nëse ai do të jetë sulmuesi i ardhshëm i Milanit? Nuk ka kuptim të flasim tani. Për ne, sot është thelbësore të fitojmë (në fakt humbën 1-0).
Ka shumë rëndësi për renditjen dhe vazhduar suksesin në derbi. Pastaj, pas disa muajsh do të kemi mundësinë të flasim për merkaton. Rifillimi i garës për titull me një fitore? Jo, ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”.
Më pas, drejtori kuqezi foli për të ardhmen e Luka Modric, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, por ka opsion për ta zgjatur edhe një vit: “Modric? Një gjë është e sigurt; Luka e do shumë Milanin dhe ne e duam shumë atë. Mendoj se do të jetë një vendim i lehtë për të. Kontrata ekziston, sepse kemi edhe një vit opsion. Ai duhet të vendosë me qetësi të plotë, por e di mirë se i pëlqen të luajë në këtë ekip”.
The post Tare për të ardhmen e Modric: I pëlqen shumë të luajë në këtë ekip, e do Milanin appeared first on Telesport.









