Ditë aktive për Igli Tare dhe Milan në merkato. Kuqezinjtë po ndjekin disa pista dhe janë shumë pranë zyrtarizimit të Victor Boniface nga Leverkusen. Mediat raportojnë se sulmuesi nigerian është nisur për në Milano për të kryer testet mjekësore
Por, Tare nuk ka ndërmend të kënaqet me kaq. “TuttoMercatoweb” raporton se drejtori i ri i kuqezinjve ka nisur kontaktet e para me Sporting Lisbon, për një transferim të mundshëm të Conrad Harder.
Sulmuesi danez, vetëm 20 vjeç, konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe dhe për të ka interes nga disa ekipe, së fundmi edhe nga Milan. Sporting e vlerëson kartonin e danezit 30 milionë euro, ndërsa Milan interesohet më shumë për formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.
The post Tare në aksion në të gjitha anët, nis kontaktet për yllin e ri të Sporting Lisbon appeared first on Telesport.