Tare konfirmon: Kemi bërë një ofertë të rëndësishme për Jashari, lojtari dëshiron të vijë këtu

“Ardon Jashari? Ne duam që ai të vijë në Milan”.

Është ky komenti që ka dhënë drejtori sportiv i Milan, Igli Tare. Ai ka konfirmuar se edhe zvicerani me origjinë shqiptare, 22 vjeç, dëshiron të transferohet në Serie A.

Ky është edhe vullneti i tij, por për momentin ai është nën kontratë me një klub tjetër”, deklaroi Tare për mediat, duke folur për merkaton.

Ne besojmë se kemi bërë një ofertë të rëndësishme, duke respektuar historinë e Brugge dhe futbollit belg. Shpresoj që situata të përfundojë për të mirën e Milan“, deklaroi drejtuesi i Milan.

The post Tare konfirmon: Kemi bërë një ofertë të rëndësishme për Jashari, lojtari dëshiron të vijë këtu appeared first on Telesport.