Para ndeshjes Milan–Roma 1-0, drejtor sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, foli për DAZN, duke komentuar situatën e skuadrës kuqezi dhe lojtarët. Ai filloi me ndarjen nga jeta të Giovanni Galeone: “Trajneri ynë është i prekur. Ata kishin një marrëdhënie shumë të veçantë, për të ishte pjesë e familjes. Jeta vazhdon dhe shohim përpara”.
Tare foli edhe për momentet e kaluara: “Kam fituar shumë derbi, veçanërisht atë më të rëndësishmin më 26 maj. Jam i lumtur për këtë aventurë të re. Objektivi sot është vetëm të fitojmë për t’u ngjitur në krye të renditjes”.
Më tej, për lojtarët: “Nkunku ka luajtur 72% të ndeshjeve si sulmues qendre, edhe në stërvitje ka treguar se e bën mirë këtë rol. Gimenez ka gjithë besimin e klubit dhe stafit. Leao është një djalë shumë i mirë. Nga jashtë mund të krijosh një ide, por kur e njeh ndryshon gjithçka. Ai mund ta fitojë ndeshjen i vetëm. Jam i bindur për performancën e tij”.
The post Tare karikon Milanin: Duhet vetëm të fitojmë për t’u ngjitur në krye të renditjes appeared first on Telesport.










