Tare e bëri “dalje” publikisht, por Gimenez qëndroi. Babai zbulon prapaskenat e bujshme te Milani

Santiago Gimenez duhej të largohej nga Milani. Fati i tij u duk i vendosur qysh nga deklarata e Igli Tares më 24 qershor. Klubi po kërkonte një sulmues me karakteristika të ndryshme nga Gimenez, i cili nuk është si Giroud, por merkatoja solli Nkunku dhe Gimenez mbeti. Babai i tij nuk e fshehu pakënaqësinë:

“Nuk e dinim çfarë po ndodhte. Djali luajti titullar, por donin ta shisnin. Agjenti i djalit ishte gjithmonë në kontakt me klubin, por Santi nuk u pyet për asgjë. Ka pasur thashetheme, por realiteti është se Gimenez është lojtar i Milanit. Presidenti, drejtori sportiv dhe këshilltarë si Ibrahimovic vendosën që ai të qëndronte”.

Pasi mbeti te Milani, duke treguar vullnet të fortë, babai thekson se gjithçka varet nga vetë Santi: “Ai duhet të forcohet nga kjo situatë, të tregojë krenari dhe ta fitojë vendin e titullarit. Milani kërkon shumë, por Santi ka potencial të madh. E ardhmja e tij është në një klub që e do, por nëse largohet, jeta nuk mbaron”.

The post Tare e bëri “dalje” publikisht, por Gimenez qëndroi. Babai zbulon prapaskenat e bujshme te Milani appeared first on Telesport.