Tare do të takojë agjentin Zahavi, temë negociatash janë dy sulmuesit e njohur

Igli Tare do të zhvillojë së shpejti një takim me super-agjentin Pini Zahavi për të diskutuar dy “dosje” të rëndësishme merkatoje: Christopher Nkunku dhe Robert Lewandowski. Sulmuesi polak ka kontratë me Barcelonën deri në korrik 2026 dhe operacioni konsiderohet i ndërlikuar, por drejtuesit kuqezinj kanë planifikuar një samit për të kuptuar vullnetin e lojtarit dhe kërkesat ekonomike të mundshme.

Sa i përket Nkunku, ai u transferua te Milani verën e kaluar për 38 milionë euro, me 4 milionë të tjerë në formë bonusesh. Megjithatë, paraqitjet e tij kanë shqetësuar drejtuesit, të cilët synojnë të bëjnë një vlerësim të gjendjes në takim me agjentin e tij Zahavi. Qëllimi është të përcaktohet rruga më e mirë për të ardhmen e lojtarit dhe strategjinë e merkatos.

 

The post Tare do të takojë agjentin Zahavi, temë negociatash janë dy sulmuesit e njohur appeared first on Telesport.