Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, ka folur për Dazn pak çaste para nisjes së ndeshjes kundër Bologna, e fituar pastër 3-0. Shqiptari shpjegoi arsyet pse kuqezinjtë nuk vazhduan me blerjen e Mateta: “Ky lloj operacioni në merkato kishte të bënte me të ardhmen, jo me të tashmen. Gjatë negociatave pamë se ekzistonte një mundësi për ta përshpejtuar dhe u përpoqëm ta realizonim”.
Megjithatë, sipas Tares, gjithçka ndryshoi pas kontrolleve mjekësore: “Gjatë vizitave mjekësore konstatuam këtë problem fizik që lojtari kishte dhe vendosëm të mos shkonim më tej”.
Drejtori sportiv la të hapur mundësinë për të ardhmen: “Më pas, në të ardhmen, do të shohim”.
The post Tare: Blerja e Mateta? Negociatat avancuan, por dështuan për një problem fizik appeared first on Telesport.










