Marco Tardelli, në një koment për “La Stampa”, ka folur mbi situatat e javës së futbollit, duke dhënë mendimin e tij: “Futbolli është i bukur, i paparashikueshëm, emocionues, kurrë i parashikueshëm. Një botë ku të gjithë mund të flasin pa u kundërshtuar, ku të gjithë ndihen trajnerë, lojtarë dhe drejtues më të mirë, pa pasur kurrë përvojë në një dhomë zhveshjeje, në fushë apo në stol. Pa goditur kurrë një korner, penallti ose goditje dënimi”.
Ai kritikoi thirrjet nga tribunat ndaj Spallettit: “Ata që i thonë ‘hiqe këtë, hiqe atë’ pas stolit të tij duken si përzierje mes supozimit dhe budallallëkut. Naj tyre, trajneri toskan u përgjigj me humor, duke iu kujtuar se nuk kishte mjaftueshëm zëvendësime për ta plotësuar dëshirën e tyre për ndryshime”.
Tardelli e përmbylli duke mbrojtur trajnerin: “Luciano nuk ka pasur mundësi të bëjë merkato, ende nuk ka ardhur talent nga tregu, ka kontratë deri në fund të sezonit. Deri tani ka bërë një punë shumë të mirë, Juventusi nuk kishte fituar tri ndeshje radhazi në Champions që nga viti 2021 dhe është në luftë për vendin e katërt në kampionat”.
The post Tardelli mbron Spallettin: Të gjithë bëjnë trajnerin, edhe ata që nuk e kanë goditur topin një herë appeared first on Telesport.









