Tardelli: Kampionat i falsifikuar. Sjellje e turpshme nga Bastoni, do ta pezulloja 3 ndeshje

Marco Tardelli, ish-lojtar i Juventusit, komentoi në “Il Processo al 90°” rastin “Bastoni-Kalulu” në Inter-Juventus: “Veprimi i Bastonit ishte i shëmtuar. Ulërimat e tij për të festuar të kuqin e Kalulu janë të turpshme. Humbën të gjithë; arbitrat, VAR, lojtarët dhe klubet. Duhet të ndërhyhet. Gabimi më i madh është bërë nga VAR, nuk ka më justifikime me protokolle… Në një situatë të tillë, justifikimet janë marrëzi, sepse është shkatërruar dhe falsifikuar një kampionat”.

Për Bastoni: “Ai e dinte që kishte simuluar dhe pasoi ajo skena e festimit, më e shëmtuara dhe dramatikja. Ai vesh fanellën e kombëtares dhe kjo është më e keqja në karrierën e tij. Pse nuk i japin 3 ndeshje pezullim?”

Tardelli shton shqetësimin për arbitrat dhe lojtarët që bëjnë këto skena: “Bastonin e dërgoj në kombëtare, por me kokën ulur. Nuk pati kurajën të kërkonte falje, kjo është më e shëmtuara. Duhej ta rregullonte situatën. Nëse dikush bie në fushë, duhet të ndëshkohet. Problemi është se nuk ka provë televizive”.

The post Tardelli: Kampionat i falsifikuar. Sjellje e turpshme nga Bastoni, do ta pezulloja 3 ndeshje appeared first on Telesport.