Tarashaj: Vlashnja gjithmonë me dyert e hapura për PDK-në

Në fshatin Vlashnje është mbajtur një takim me të rinjtë, ku mori pjesë edhe kandidati i PDK-së për Kuvend Komunal, Tefik Tarashaj.

Ai ka treguar se ky vend është çdo herë me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Vlashnja gjithmonë me dyert e hapura për PDK-në”.

Edhe Kujtim Gashi, ka thënë se në këtë takim u ndanë ide, vizion dhe besim për të ardhmen, duke vlerësuar energjinë e jashtëzakonshme që u shfaq nga të rinjtë e Vlashnjës.

“Energjia e mrekullueshme nga Vlashnja sonte! Në takim me të rinjtë dhe kandidatin tonë për Kuvend Komunal, Tefik Tarashaj, ndamë ide, vizion e besim për të ardhmen”, ka shkruar Gashi.