Tara Muharremi, vajza e Bleros dhe Teuta Krasniqit, pati ditën e djeshme (e mërkurë) semimaturën.
E natyrisht ajo u shoqërua nga të dy prindërit, të cilët janë të divorcuar prej shumë vitesh.
Ajo në ndërkohë ka publikuar një imazh të përbashkët me ta, një befasi për publikun.

Kjo për faktin se dyshen nuk i kemi parë bashkë prej shumë kohësh dhe se kjo mori gjithë vëmendjen.
Sigurisht ata ruajnë raport të mirë me njëri-tjetrin për shkak të vajzës së tyre të vetme.
Teuta tani është e martuar me trajnerin e fitnesit, Adonis Morinën, e Blero në anën tjetër thuhet se momentalisht është beqar.
Blero e ka vlerësuar Teutën dhe thuajse në çdo intervistë i shpreh mirënjohje për gjithë kohën e kaluar bashkë.