Barcelona ka qenë shumë pasive në merkaton e fundit për shkak të vështirësive dhe rregullave financiare. Duke ditur këtë situatë, Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të rinovojnë sa më shpejt me dy lojtarë.
I pari është Frenkie de Jong dhe i dyti Eric Garcia. Të dy lojtarët, Flick i konsideron si elementë shumë të rëndësishëm, ndaj ka kërkuar edhe rinovimin e kontratave të tyre. Kontratat e të dy lojtarëve skadojnë në qershorin e vitit 2026, Flick ka kërkuar nga drejtuesit që rinovimi me ta të mbyllet para përfundimit të këtij viti.
Në anën tjetër, të dy lojtarët kanë shprehur gatshimërinë për të rinovuar me Barcelonën. Madje, De Jong ndryshoi edhe agjent enkas për këtë gjë, pasi ish-menaxheri i tij u bë pengesë për shtyrjen e rinovimit me Barcelonën, gjë që duhej të ishte mbyllur kohë më parë.
The post Tani që u mbyll merkato, Barcelona ka dy prioritete që duhen siguruar sa më shpejt appeared first on Telesport.