Tani në e-Kosova, mund të dërgoni ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Një hap i ri drejt transparencës dhe mbrojtjes së të drejtave qytetarë është bërë me lansimin e një shërbimi të ri në platformën e shërbimeve e-Kosova.

Ky shërbim i dedikuar parashtrimit të ankesave ndaj zyrtarëve policorë synon të forcojë besimin e publikut dhe të sigurojë një kanal zyrtar për adresimin e pretendimeve për shkelje të të drejtave.

Sipas njoftimit zyrtar nga e-Kosova, në rast se qytetarët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat nga zyrtarët policorë, ata mund të përdorin këtë platformë për të raportuar rastet në fjalë.

Shërbimi është krijuar në bashkëpunim me Inspektoratin Policor, duke siguruar kështu një proces të qartë dhe efikas për trajtimin e ankesave.

Ky projekt përfaqëson një iniciativë të rëndësishme në drejtim të përmirësimit të mekanizmave të llogaridhënies dhe për të siguruar një reagim të shpejtë ndaj çdo shqetësimi të qytetarëve.