Talentët shqiptar vijojnë të shkëlqejnë në klubet e ndryshme evropiane. Një talent i tillë është edhe Lorik Klinaku me prejardhje nga qyteti i lashtë i Vushtrrisë, i cili po shkëlqen në Gjermani.
11 vjeçari, Lorik Klinaku po tregon rezultate të mahnitshme me të rinjtë e klubit të futbollit gjerman “VFB Bodelshausen”, derisa pret që në një të ardhme të afërt të tregojë talentin e tij në klube më të mëdha gjermane.
Ai në një bisedë për portalin “Fokusi.info” tregoi për karrierën e tij dhe synimet për të ardhmen. Loriku karrierën e ka filluar në klubin amator “VFB Bodelshausen” që nga mosha 6 vjeçare, por me talentin e tij që po tregon, shumë shpejt do të angazhohet në ndonjë klub më të madh gjerman.
Loriku, ka lindur më 20.04.2007 në qytetin Hechingen (afër Shtutgartit) dhe e pret një e ardhme e ndritur në futboll. Ai është vetëm 11-vjeçar dhe po i mahnitë të gjithë me atë se çfarë po tregon në fushë.
Ajo që e bën të veçantë Lorikun është se ka goditje të fuqishme me të dyja këmbët dhe është shumë i lëvizshëm. Ai luan në rolin e mesfushorit.
Loriku idhull e ka Kristiano Ronaldon dhe një ditë ëndërron që të luaj në klubin mbretëror Real Madrid. Derisa, klubi gjerman që atij i pëlqen dhe do kishte dëshirë të luaj është Borussia Dortmund.