Talenti nuk zhduket kurrë… Ibrahimovic bën spektakël me topin, në brigjet e Dubait (video)

Larg fushave të Blerta dhe pa presionin e ndeshjeve, Zlatan Ibrahimović vazhdon të tregojë pse konsiderohet një nga ikonat më të mëdha të futbollit modern. Gjatë pushimeve të tij në Dubai, suedezi 42-vjeçar është filmuar duke e trajtuar topin e futbollit me një lehtësi dhe elegancë që kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.

Pamjet e shpërndara nga media prestigjioze si “Gazzetta dello Sport”, “Marca” dhe “Sky Sport” tregojnë një Ibrahimović që kontrollon topin në mënyrë perfekte, bën pompa me të në qafë, pastaj e godet me saktësi. Lëvizje me vetëbesimin karakteristik që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës. Edhe pse i tërhequr nga futbolli i luajtur, Zlatan duket se nuk ka humbur asnjë gram nga talenti i tij natyral.

Për shumë analistë, kjo është një dëshmi tjetër se klasi i vërtetë nuk varet nga mosha. Ibrahimović, i cili sot është figurë kyçe e Milanit jashtë fushës, mbetet simbol i mentalitetit fitues dhe i pasionit të pastër për futbollin. Edhe me pushime, Zlatan vazhdon të dërgojë mesazhin e tij të zakonshëm: talenti nuk zhduket kurrë.

 

The post Talenti nuk zhduket kurrë… Ibrahimovic bën spektakël me topin, në brigjet e Dubait (video) appeared first on Telesport.