Futbollisti 19-vjeçar Miris Hoti nga Prizreni padyshim se ka një të ardhme të ndritur. Ai e filloi karierën e tij në Teutën e Prizrenit, ku edhe u shpall golashënuesi i ligës rajonale. Kjo u ra në sy drejtuesve të klubit të kategorisë së parë të Shqipërisë, Kukësit ku edhe kaloi shumë shpejt.
Mirisi do të pësojë një lëndim të rëndë në moshën 17-vjeçare, i cili e mbajti jasht fushës së gjebër për dy vjet.
Por tani i rikuperuar dhe në përkujdesjen e menaxherit Hilmi Bytyqi, Mirisi po kërkohet nga klube të Superligës turke dhe atyre të Serie A.
Këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij, i cili ka deklaruar se në muajn gusht do të udhëtojnë drejt Turqisë e më vonë drejt Italisë.