Rayan Ait-Nouri beson se mund ta çojë lojën e tij në një nivel tjetër duke luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolës. 24-vjeçari bëri një debutim mbresëlënës në fitoren shkatërruese 6-0 të Manchester City ndaj ekipit të Al Ain, në Kupën e Botës për klube të dielën.
Në prag të ndeshjes ndaj Juventus, ai tha: “Është një nder i madh të luaj për këtë ekip, mund të përmirësohem shumë me të. E pamë në vitet e fundit se Guardiola bën shumë gjëra. Ai fiton çdo herë me këtë ekip”.
“Ai është trajneri më i mirë dhe jam shumë i lumtur që punoj me të. Sigurisht që do ta përmirësoj futbollin tim“, tha më tej Ait-Nouri. Ai është i kënaqur që po lidhet me lojtarë të kalibrit të Erling Haaland dhe e shijoi përgjegjësinë që iu dha në paraqitjen e tij të parë.
“Është shumë mirë për mua. E dimë që Erling është një lojtar i shkëlqyer, ai bën shumë gjëra për futbollin. Sigurisht, është mirë të luash me të, të luash edhe me lojtarët e tjerë të këtij kalibri. Është skuadra më e mirë në botë në ditën e saj të mirë”, tha anësori algjerian.
Në fund, Ait-Nouri komentoi: ” Jam shumë i lumtur që luaj kështu, pa presion, dhe e shijova të luaja me këtë skuadër. Shpresoj se do të vazhdojë kështu”.
The post Talenti i ri i City: Mund ta çoj lojën time në një nivel tjetër nën drejtimin e Guardiolës appeared first on Telesport.











