Jude Bellingham ndau mendimet e tij pas barazimit të Real Madridit me Al Hilal në Kupën e Botës për Klube.
Skuadra e Real Madridit luajti baraz me rezultatin 1-1 ndaj Al Hilal, me Garcian dhe Neves që shënuan golat në ballafaqim, shkruan GazetaBlic Sport.
Mesfushori shkroi në Instagram për të reflektuar mbi rezultatin dhe performancën.
“Kushte të vështira, kundërshtar i mirë dhe një stil i ri, por ende jo fillimi që shpresonim”, shkroi Bellingham.
Ai mbetet i bindur se skuadra do të përmirësohet ndërsa gara vazhdon. “Me kalimin e kohës rezultatet do të vijnë”, shtoi ai.
Bellingham gjithashtu u dërgoi një mesazh tifozëve në Shtetet e Bashkuara: “Faleminderit të gjithë madrilenëve në Miami për mbështetjen tuaj!”
/GazetaBlic Sport
The post Jude Bellingham reagon pas barazimit në Kupës së Botës për Klube: ‘Nuk ishte fillimi që shpresonim’ appeared first on GazetaBlic.