Talenti i Bayern “tradhëton” bavarezët: Real Madrid është klubi im i ëndrrave

Lennart Karl, mesfushori 17-vjeçar i cili u bë golashënuesi më i ri i Bayern Munich në Champions League në tetor, shkaktoi të qeshura, kritika dhe konfuzion të dielën me një deklaratë se ëndërron të transferohet te Real Madrid.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me, Karl u pyet nëse kishte një “klub ëndrrash” përveç Bayern. “Bayern është një klub shumë, shumë i madh dhe është një ëndërr të luaj këtu ku jam tani. Por, një ditë do të doja patjetër të shkoja te Real Madridi”.

“Ky është klubi im i ëndrrave, por kjo të mbetet mes nesh“, tha Karl, duke shkaktuar të qeshura nga tifozët e Bayern në audiencë, në komentet e transmetuara nga Sky Sport në Gjermani.

Por, padyshim Bayern është diçka shumë, shumë e veçantë dhe është shumë argëtuese të luash në klub”, tha më tej talenti i Bayern. Deklarata e tij është një mesazh i qartë për Real Madrid.

The post Talenti i Bayern “tradhëton” bavarezët: Real Madrid është klubi im i ëndrrave appeared first on Telesport.