Talenti i Bayern në telashe për deklaratës për Real, klubi bavarez e merr në mbrojtje dhe sqaron gjithçka

Pasi i kënaqi tifozët në muajt e parë të sezonit, 17-vjeçari Lennart Karl është përballur me një stuhi të vërtetë. Talenti i ri i Bayern Munich foli për ëndrrën e tij që një ditë të veshë fanellën e Real Madrid.

Bayern është një klub i jashtëzakonshëm, është një ëndërr të luaj këtu. Por një ditë dua absolutisht të shkoj në Real Madrid. Është klubi im i ëndrrave, por le ta lëmë mes nesh. Natyrisht, Bayern është diçka e veçantë dhe po kaloj shumë mirë këtu“, pat deklaruar talenti i bavarezëve.

Komentet shkaktuan trazira në Gjermani, veçanërisht në Bavari, duke nxitur disa polemika. Karl nuk e ka lejuar situatën të ndikojë në performancën e tij: në ndeshjen miqësore kundër Leipzig, e cila përfundoi 5-0 për bavarezët, i riu shënoi dy gola, duke konfirmuar talentin e tij në fushë.

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Christoph Freund, shfrytëzoi rastin për të sqaruar qëndrimin e klubit: “Ky është Lenny“, tha ai në kanalin televiziv të klubit: “Ai flet si një 17-vjeçar, është i apasionuar dhe ndonjëherë i thotë gjërat spontanisht”.

Ai menjëherë e kuptoi se fjalët e tij mund të keqinterpretoheshin, kërkoi falje të nesërmen dhe na kontaktoi për të shpjeguar se absolutisht nuk kishte ndërmend të tregonte mungesë respekti”, tha Freund.

Ai ndihet plotësisht si në shtëpi këtu te Bayern dhe po e shijon këtë përvojë në maksimum. Si fëmijë, ai stërvitej duke parë Real Madrid dhe kur e pyetën se cili ishte klubi i ëndrrave të tij, ai u përgjigj me ndershmëri“, tha Freund.

The post Talenti i Bayern në telashe për deklaratës për Real, klubi bavarez e merr në mbrojtje dhe sqaron gjithçka appeared first on Telesport.