Talent, guxim, pavarësi dhe ëndrra e “Topit të Artë”; ja pse 18-vjeçari Yamal është i papërmbajtshëm

Lamine Yamal, vetëm 18 vjeç, vazhdon t’i tejkalojë limitet në të gjitha nivelet. Ndërsa merr komplimente nga mitet e futbollit, shokët dhe rivalët, si dhe vazhdon të thyejë rekorde, popullariteti i tij rritet çdo ditë. Në një intervistë për MD, rrëfen: “Flick më transmeton shumë besim, më thotë ta shijoj çdo moment, të jem i guximshëm dhe të mos e humbas thelbin tim të lojës”.

Për karakterin dhe pavarësinë: “Mendoj se po. Në futbollin elitar është shumë e rëndësishme të besosh te vetja dhe të kesh karakter. Gjithmonë me përulësi, por duke ditur që nëse je aty është sepse ke nivel për të konkurruar”. Ai punon për këtë edhe me psikolog sportiv, por gjithashtu e ka brenda vetes natyrshëm, që nga koha në “La Masia”.

Për objektivat personalë dhe kolektivë: “Dua të vazhdoj të rritem, të ndihmoj ekipin me gola dhe asistime, të konkurroj për të gjithë titujt e mundshëm”. Yamal nuk vendos një numër të caktuar golash: “Në fund, më e rëndësishmja është të marrim tri pikët në çdo ndeshje”.

Ai gjithashtu shpreh ambicien për të fituar “Topin e Artë”: “Do të ishte një ëndërr, sigurisht që po”. E konsideron nder të ketë logon e tij personale me “Adidas”: “Për mua është krenari e madhe. Të kesh një logo tënden në këtë moshë është diçka që kurrë nuk do ta kisha imagjinuar”.

The post Talent, guxim, pavarësi dhe ëndrra e “Topit të Artë”; ja pse 18-vjeçari Yamal është i papërmbajtshëm appeared first on Telesport.