Taksa suspendohet me 22 janar: Veseli thërret takim me Ambasadorin Amerikan dhe Haradinajn

Deri tani Metro ka raportuar se 21 janari është afati i fundit për heqjen e taksës 100% kundër prodhimeve serbe të dhënë si ultimatum nga diplomacia amerikane. I pari i PDK’së Kadri Veseli ka ftuar një takim pikërisht për këtë punë, por me 22 janar, trasnmeton Gazeta Metro.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdojnë të mos e ndërrojnë qëndrimin rreth taksës së vendosur ndaj produkteve serbe. Nga Ambasada Amerikane në Prishtinë kanë thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi kanë apeluar tek udhëheqësia kosovare që ta largojë tarifën e vendosur para dy muajve, shkruan Gazeta Metro.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në një takim të përbashkët ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett dhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn për të diskutuar rreth taksës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Burime mirë të informuara të gazeta Metro, tregojnë së në këtë takim të ftuar të martën me 22 janar pritet të hiqet taksa 100%, dhe kjo do të ndodhënë akrodancë të ambasadorit Amerikan, Kryeparlamentarit Veseli dhe Kryeministrit Haradinaj.

Me tone të ashpëra rreth taksës, kanë folur edhe të shtunën, Presidenti i Kosovës i cili ka thënë se këto masa tarifore, po e dëmtojnë Kosovën në aspektin e potencës diplomatike dhe po i dëmtojnë tejmase marrëdhëniet me aleatin më strategjik të vendit SHBA.

Heqjen e taksës e kanë kërkuar edhe Brukseli dhe të gjitha vendet e fuqishme të Bashkimit Europian (BE), që kanë cilësuar se kjo është pengesë serioze e vazhdimit të dialogut i cili, sipas paëve në proces, pritet të përfundoj në mars me një marrëveshje, e më së largu në 6 mujorin e parë të këtij viti, ka thënë Kryediplomatja Frederica Mogherini, në një konferencë para mediave me 8 janar.

Një gjë të njëjtë e ka thënë edhe Komisioneri Johanes Hahn, në takimin e fundit me Kryeministrin Ramush Haradinaj, ku është kërkuar heqja e taksës, e që diçka aty është premtuar, pasi që pas këtij takimi nuk pati as konferencë për media, përveç statuse në rrjete sociale, që nuk treguan qartësisht qëndrimin rreth këtyre masave. /gazetematero.net/