Takimi i nesërm i liderëve politikë, sipas Mehmetajt: “Vjosa Osmani u thotë veç përshëndetje, mirëserdhet, urdhno Albin”

Gazetari Lirim Mehmetaj në “Debat Plus” aspak s’shprehi pritshmëri nga takimi i përbashkët i liderëve politikë në Presidencë të Kosovës.

Takimi, sipas tij, është thirrur “me urdhër nga Albin Kurti” ndaj Vjosa Osmani.

Kjo e fundit, tha ai, “është e nënshtruara e tij” dhe se “krejt kalkulimin e ka qysh me ia mirëmbajtë disponimin Albin Kurtit”:

Osmani ka fuqi të huazume. Fuqia e saj vjen nga raporti me Albin Kurtin. Kjo ka fuqi aq sa i je fuqi Albin Kurti. Takimin nuk e ka thirr kjo por e ka thirrë Albin Kurti. Qysh e dini ju, veç që nuk i pëlqejke Albin Kurtit Bleirm Isufaj për Kryeprokuror kjo nuk e ka pranu me dekretu.

Kjo më 2019 ka hup për pak ndaj Albin Kurtin, dhe në vend që që mu ba kundërshtare politike, kjo iu nënshtru që me shku sa më shpejtë te burimi i pareve dhe u bë me të. Nga ai moment kjo është e nënshtrume.

Kalkulimin e ka krejt qysh me mirëmbajt disponimin e Albin Kurtit për to. Takimi që e ka thirr është i urdhërum nga Albin Kurti.

Cili o modeli i saj për zgjehdje? Kurrgjë. Kjo është veç me ia mundësu takimin Albin Kurtit. E thjeshtë është kjo. Kjo s’fol aty, veç ‘përshëndetje, mirësekeniardh, urdhno Albin Kurti’.

11 herë e ka shkel Kushtetutën, asnjëherë s’ka dalë me thanë ‘keq është’.