Taika Waititi shkon me bluzë të pazakontë në festën luksoze të ditëlindjes së Chris Hemsworth në Ibiza

Bashkëshorti i Rita Orës, regjisori i njohur Taika Waititi, bëri një zgjedhje të çuditshme veshjeje gjatë festës së ditëlindjes së aktorit Chris Hemsworth në Ibiza.

Ndërsa shoqërohej nga yje të tjerë si Matt Damon dhe Liam Hemsworth, Taika mbante një bluzë me mbishkrimin “Heroi i Klasës Punëtore”, që dukej kontradiktore me ambientin luksoz të eventit.

Taika dhe Chris njihen prej vitesh, madje fshehën miqësinë e tyre në Marvel për të mos krijuar keqkuptime, shkruan DailyMail.

Regjisori fitues i Oscar-it, i cili ka kaluar peripeci të vështira gjatë fëmijërisë, tani është një nga emrat më të respektuar në kinematografi dhe është i martuar me këngëtaren Rita Ora.

Çifti u martua në një ceremoni sekrete në vitin 2022 dhe kanë lidhje të fortë miqësore e romantike. /Telegrafi/