Tahiri: S’kemi asnjë informacion për seancën për presidentin

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se procesi për zgjedhjen e presidentit është përcjellë me jotransparencë dhe jollogaridhënie.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të AAK-së, Tahiri ka deklaruar se ende nuk kanë asnjë informacion për seancën për zgjedhjen e presidentit.

“Ende asnjë grup parlamentar nukj ka marrë informacion se a do të mbahet seanca për presidentin. Qytetarët e Kosovës duhet ta dijnë që përgjegjësia primare i takon partisë më të madhe e cila i mori 51%. Nuk i ka 80 vota ta bëjë presidentein dhe në mungesë të votave nuk ka ndodhur një proces politik për të zgjedehur një kandidat konsensual”, ka thënë Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të AAK-së.