Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë për subjektin në të cilin bënë pjesë shpërbërja e legjislaturës së Kuvendit ndodh kur kryeministri Albin Kurti shkarkohet apo jep dorëheqje.
“Shpërbërjen e Parlamentit ne nuk e kemi diskutuar në asnjë moment në Kuvendin e Kosovës, si AAK kemi propozuar një mocion që jemi të vetmit që e kemi ngritur këtë, kemi menduar që duhet të ndodhë shkarkimi i Kurtit”.
“Shpërbërja e Parlamentit të Kosovës për AAK-në mund të ndodh vetëm kur kryeministri të dorëhiqet apo të shkarkohet”, ka thënë Tahiri para mediave.