Besnik Tahiri nga Aleanca pwr Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka deklaruar se Lutjet e Mëngjesit në Washington këtë vit janë ndër më të mëdhatë e mbajtura ndonjëherë, me pjesëmarrjen e rreth 3,500 personaliteteve dhe liderëve nga mbi 100 vende të botës.
Tahiri ka shkruar nw Facebook se ky organizim i rëndësishëm ndërkombëtar përcjell një mesazh të fuqishëm për paqe në mbarë botën, duke e cilësuar atë si një ngjarje me rëndësi të veçantë globale.
Për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai tha se Kosova është e bekuar që ka marrëdhënie të veçanta me SHBA-në, të cilat, sipas tij, duhet të ruhen dhe të forcohen përgjithmonë.
“Lutjet e Mëngjesit në Washington këtë vit janë ndër më të mëdhatë, me pjesëmarrjen e rreth 3,500 personaliteteve dhe liderëve nga mbi 100 vende të botës, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për paqe në mbarë botën. Kosova është e bekuar që ka marrëdhënie të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një lidhje që duhet ta ruajmë dhe ta forcojmë përgjithmonë. Mëngjesi i sivjetmë i lutjeve mbahet në vitin e shënimit të 250-vjetorit të miratimit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, të vitit 1776. Po e potencojë këtë pasi për pak ditë ne do të festojmë 18 vjetorin e pavarësisë së , që erdhi fal mbështetjës së fortë të Amerikës”, ka shkruar ai.










