Tahiri: Kurti s’pyeti as për opozitën e as për VV-në kur pranoi planin pa njohje dhe Asociacionin

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka komentuar deklarimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që tha se e pranon planin franko-gjerman.

Tahiri ka thënë se Kurti e pranoi planin franko-gjerman, pa njohje reciproke dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Albin Kurti s’pyeti fare as per opoziten dhe as per VV-ne kur pranoi planin pa njohje reciproke dhe asociacionin. Papergjegjesi totale institucionale!” – ka shkruar ajo.

Ndryshe, Kurti të hënën pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, deklaroi se e pranon planin franko-gjerman.

“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje.” – ka thënë Kurti pas takimit me Lajçakun.

Related Posts