Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se Kosova është në situatën më të rëndë që nga shpallja e pavarësisë.
Në një konferencë për media, Tahiri thotë se faji është te Qeveria e Kosovës, të cilën e ka quajtur jofunksionale.
“Për AAK-në vendi ynë, Republika e Kosovës është në situatën më të rëndë në post pavarësi. Kosova sot është në bllokadë ndërsa qeveria është jonfunksionale, shteti është jonfunksional. Ekonomia është buzë kolapsit. Çmimet e konsumit për qytetarë dhe për familjet kanë ardhur në atë stad që janë të papërballueshme për jetesë”, ka thënë Tahiri.










