Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se vendi është afër një katastrofe ekonomike për shkak të asaj që po ndodh me sektorin energjetik.
Tahiri ka thënë se rritja deri në 200 % të çmimit i çon në bankrot shumë ndërmarrje.
Ai thotë se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike” pa tranzicion të drejtë, pa dialog, pa analizë të bazuar në evidencë dhe pa mbështetje është recetë për destabilizim”.
Postimi i plotë:
Situata në sektorin energjetik është serioze dhe afër një katastrofe ekonomike
Rritja deri në 200% e çmimit të energjisë për prodhuesit po e çon shumë ndërmarrje drejt bankrotimit. Këto biznese përfaqësojnë rreth 70% të punësimit në sektorin privat dhe kontribuojnë në mbi 50% të GDP-së së Kosovës.
Liberalizimi pa tranzicion të drejtë, pa dialog, pa analizë të bqzuar në evidencë dhe pa mbështetje është recetë për destabilizim.
Qeveria duhet të dëgjojë zërin e atyre që punësojnë mijëra qytetarë dhe jo t’i stigmatizojë si armiq të shtetit.
Reforma kërkon përgjegjësi, jo arrogancë.