Tahiri i PDK-së për fjalimin skandaloz të Hydajet Hysenit: Sa i mjërë je dukur sonte në Gjilan

Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Tahiri, i cili vjen nga i njejti rajon me kandidatin e VV-së Hydajet Hyseni, që sonte në Gjilan mbajti një fjalim të çakorduar, i ka reaguar këtij të fundit. Sipas Tahirit, Hyseni këtë të hënë në Gjilan është dukur “i mjerë”.

“E more Hydajet Hyseni, çka të paska bërë Albin Kurti! Sa i mjerë je dukur sonte në Gjilan. Njerëzit ndoshta ende kanë pak respekt për ty, ju vjen keq për shkak të moshës, e ku ta di unë. Por sonte, mua më je dukur vërtet i mjerë—në fytyrë të shihej mjerimi.” – ka shkruar ndër të tjera Tahiri.

E plotë:

E more Hydajet Hyseni, çka të paska bërë Albin Kurti! Sa i mjerë je dukur sonte në Gjilan. Njerëzit ndoshta ende kanë pak respekt për ty, ju vjen keq për shkak të moshës, e ku ta di unë. Por sonte, mua më je dukur vërtet i mjerë—në fytyrë të shihej mjerimi.

Kam të drejtë ta them këtë, sepse je ende gjallë dhe, si i tillë, ke pasur më shumë privilegje nga shteti. Ke pasur më shumë sesa ata që e kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës. Më shumë se ata që pushkën amanet …

Shyqyr që nuk janë ata, e nuk të shohin se si je bërë! E shokët e gjallë që të shohin, le të të vlerësojnë vetë.

EDHE MJERIMI KA EMER.

Sa bukur i rri pikëpyetja mbrapa!

Fjalimi i Hydajet Hysenit: