Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk do ta votojë “Qeverinë Kurti 3”. Ai theksoi para mediave se PDK-ja nuk do të bëhet pjesë e asnjë koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Partia Demokratike e ka bërë të qartë prej certifikimit të zgjedhjeve, që në asnjë rrethanë nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe as nuk do të ketë votë për Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.
Ai u shpreh i bindur që Albin Kurti do të dështojë të zgjedh Qeverinë e re.










