Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri është shprehur se duhet të bëhen investime të cilat e bëjnë Kosovën superfuqi energjetike.
Ai për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova u shpreh se qëndrueshmëria energjetike në Kosovë është jetike.
“Duhet të bëhen investime të cilat do ta bëjnë Kosovën superfuqi energjetike. Investime shumë të sakta të cilat ndërlidhen drejtpërdrejtë edhe me pastërtinë, po njëkohësisht edhe me energjinë e pastër, në anën tjetër projekti i dytë shumë i madh është projekti i gazit amerikan, ndërlidhja me gypa dhe pastaj ndalja në Ferizaj për të bërë atë centralin e gazit”, tha ai.
Tahiri gjithashtu u shpreh se gjatë kësaj qeverie, është bërë tregti rryme mbi 1 miliard euro.
“Qëndrueshmëria energjetike e Kosovës është jetike, nuk është vetëm siguri që do të kemi rrymë, por është siguri e një vendi mos me qenë në dorë të tregtarëve të cilët për gjatë kësaj qeverie, diku kanë blerë rrymë, apo është bërë tregti rryme mbi 1 miliard euro, me 1 miliard euro i kishim kryer të dyjat”, u shpreh ai./Klankosova.tv









