Dega e PDK-së në Mitrovicë ka zhvilluar një takim me banorët e Urës së Gjakut dhe Vaganicës.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Arian Tahiri ka vlerësuar lart Artan Behramin.
“Me shumë potencial, shumë i përgatitur, është idealist dhe luftëtar, në kuptimin që i mbron dhe promovon vlerat e UÇK-së. Po ashtu, është në front, ndër të parët, kundër kësaj keqqeverisjeje dhe këtij sistemi, me guxim, me intelekt dhe me një të ardhme të ndritshme,” ka thënë Tahiri.
Ish-kandidati i PDK-së për komunën e Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se do ta mbështesin përsëri Artan Behramin në garën për deputet.
“E kemi mbështetur në të 9-tin, dhe e meriton të mbështetet edhe në të 28-tin. Jam i bindur se do të ketë mbështetje edhe në Urën e Gjakut dhe në qytetin e Mitrovicës. Ai është i joni dhe është i deleguar nga dega e Mitrovicës për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës,” ka thënë Tahiri.
Videoja e plotë:
https://www.facebook.com/share/r/14UiYara2a4/













