Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri në seancën për rishikim të buxhetit ka thënë se buxheti pavarësisht që nuk është ideal ai është emergjent dhe duhet të kalohet sa më shpejt.
Tahiri, ka thënë se për shkak të situatës emergjente, ky buxhet po vjen pa një procedurë. Ai e ka pranuar se ky nuk është një buxhet ideal, por që i përgjigjet situatës emergjente.
“Është shumë e vërtetë që ky nuk është një buxhet ideal, është buxhet emergjent, është buxhet i zorit, është buxhet i cili vjen pa një procedurë se si ndodh një rishikim i buxhetit dhe vjen për me iu përgjigj një situate të cilën e dini edhe ju edhe e din të gjithë qytetarët e Kosovës. Unë jam personi përgjegjës në qeveri që e kanë bërë rregulloren e punës së fushëveprimit të ministrive dhe ju siguroj që asnjë këshilltarë politik dhe asnjë i emëruar politik nuk është rritur dhe nuk dallon nga rregullorja e punës së kryeministrit Kurti, ju siguroj dhe po ashtu ligji për qeverinë është që 1 javë në platformë për konsultim publik, i cili i zvogëlon edhe në bazë të rregullores që ka qenë në qeverinë Kurti edhe të Hotit, të emëruarit politik”, tha Tahiri para deputetëve.
Tahiri ka adresuar edhe ankesat për emërimet e këshilltarëve dhe zëvendësministrave.
“Ju siguroj që asnjë këshilltar politik nuk dallon nga rregullorja e punës e kryeministrit Kurti. Ligji për Qeverinë është tash e një javë në platformën për diskutim publik, ku do të zvogëlohet stafi”, shtoi ai.