Tahiri: Askush s’ka vullnet më të flaktë se Veseli për ta pastruar Kosovën nga keqqeverisja

Abelard Tahiri nga PDK ka thënë se askush në skenën politike vendore nuk ka kredenciale e vullnet politik më të flaktë se Kadri Veseli për ta pastruar Kosovën nga keqqeverisja, nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Sipas tij, kandidimi i Veselit për Kryeministër të ardhshëm është shpresë për të gjithë vendin dhe shpresë për ditët që janë para nesh,

“Partia Demokratike e Kosovës është më e vendosur se kurrë më parë për t’i ofruar vendit një qeverisje progresive, në luftë të pa kompromis kundër krimit e korrupsionit dhe në partneritet me SHBA-të e Bashkimin Evropian”.

“Mbështetja që Këshilli Drejtues i partisë i dha kandidimit për kryeministër të kryetarit Kadri Veseli, është dëshmi për secilën prej këtyre synimeve të mëdha”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

“Partia Demokratike e Kosovës është më e vendosur se kurrë më parë për t’i ofruar vendit një qeverisje progresive, në luftë të pa kompromis kundër krimit e korrupsionit dhe në partneritet me SHBA-të e Bashkimin Evropian. Mbështetja që Këshilli Drejtues i partisë i dha kandidimit për kryeministër të kryetarit Kadri Veseli, është dëshmi për secilën prej këtyre synimeve të mëdha.

Aktualisht, askush në skenën politike vendore nuk ka kredenciale e vullnet politik më të flaktë se zoti Veseli për ta pastruar Kosovën nga keqqeverisja, nga korrupsioni e krimi i organizuar. Kandidimi i tij, është shpresë për të gjithë vendin dhe shpresë për ditët që janë para nesh.”

Related Posts