Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri, ka thënë se tashmë është konfirmuar se Aleanca do të jetë pjesë e Kuvendit.
Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se kjo vjen edhe nëse AAK nuk merr asnjë votë më se 50 mijë sa i ka tani.
“Aleanca qysh tash i ka 50 mijë vota veç në Kosovë dhe, edhe nëse nuk merr asnjë votë nga diaspora ose nga votat me kusht, është pjesë e Kuvendit të ardhshëm me grupin e vet parlamentar”.
“Veç thash t’ju kallxoj për ju që nuk e dini”, shkroi Tahiri.










