Jonathan Tah, ish-shoku i skuadrës së Florian Wirtz te Bayer Leverkusen dhe tani mbrojtës i Bayern Munich, e konsideron mesfushorin gjerman të Liverpool-it një talent ende në fillimet e tij në Premier League. Tah thekson se fillimi i Wirtz në “Anfield” nuk ishte ai që pritej, por kjo i ka shërbyer për të rritur jo vetëm aftësitë sportive, por edhe personalitetin. “Po luan mirë, por do të shihni edhe shumë më tepër nga ai”, – tha Tah.
Pas 15 ndeshjesh pa gola apo asiste, kritikat ishin të shumta, por tani Wirtz ka gjetur ritmin: 5 gola dhe 2 asiste në fillim të vitit 2026, edhe partneriteti me Hugo Ekitike po funksionon mirë për “Reds”. Tah ka qëndruar në kontakt me të dhe e ka këshilluar gjatë fazës së adaptimit: “Kemi folur shumë gjatë asaj periudhe, po ashtu edhe tani. Duhej të përshtatej dhe kjo e ndihmoi”.
Trajneri Arne Slot e ka vlerësuar gjermanin për punën pa top: “Merita më e madhe i takon lojtarit vetë… Dhe kjo është pikërisht ajo që duhet në Premier League”. Performanca e tij ndaj Manchester City tregoi përparimin, edhe pse Donnarumma shpëtoi një goditje vendimtare të Wirtz.
The post Tah mbështet Wirtz: Premier League do të shohë shumë më tepër nga ai appeared first on Telesport.










