Luis Diaz duket se po përshtatet në mënyrë të shkëlqyer te Bayern Munich. Te Liverpool-i ka marrë gjithmonë elozhe, tani në Mynih ka fituar një “fans” të ri si shok skuadre; Jonathan Tah. Qendërmbrojtësi gjerman u largua nga Leverkusen me parametra zero për t’u bashkuar me “Die Roten”, teksa ka folur me fjalë të mëdha për sulmuesin kolumbian të blerë për 75 milionë euro:
“Gjatë seancave të para stërvitore ishim pothuajse gjithmonë në të njëjtën skuadër. Tani kam patur kënaqësinë ta kem edhe përballë. Është argëtuese, sepse të vë në provë me cilësitë e tij dhe, si pasojë, të bën të përmirësohesh”.
Tah kujtoi se ishte përballur edhe më parë me Luis Diaz, si kundërshtar, kur ky i fundit i shënoi një tripletë Bayerit në Champions League: “E kemi diskutuar këtë. Luis e vlerësoi paraqitjen tonë në pjesën e parë, por në të dytën na shkatërruan, sidomos ai”.
Tah shtoi: “Është një lojtar i nivelit shumë të lartë dhe njeri i madh; shumë praktik, shumë punëtor, por edhe me shumë cilësi. Është kombinimi perfekt; prej këtyre gjërave bëhen lojtarët më të mirë. Ka shpejtësi të pabesueshme dhe është kërcënim i vërtetë para portës”.
The post Tah, i mahnitur nga Luis Diaz: Praktik, punëtor, me shumë cilësi. Çfarë kombinimi! appeared first on Telesport.