Tacchinardi lartëson Zhegrovën: Ndryshon ekuilibrat, mund të bëhet lojtar i madh si… Modric

Alessio Tacchinardi, ish-mesfushori i Juventusit, komentoi situatën aktuale të bardhezinjve: “Teknikisht ende nuk po shfaqin diçka të jashtëzakonshme, por në ofensivë Tudor ka lojtarë që duhet të mësojnë e të rriten”.

Mes të rinjve, Tacchinardi veçon Zhegrovën: “Ka treguar se mund të ndryshojë ekuilibrat kur të arrijë formën e plotë. Do të jetë një ‘shigjetë’ tjetër për Igor. Për të bërë kampionate të mira duhen lojtarë të mëdhenj. Modric është një lojtar i madh, Zhegrova mund të bëhet një i tillë. Lojtarët e tillë lëvizin ekuilibrat. Dikur na duheshin Tacchinardi, Gattuso, Ambrosini; tani fitoret i vendosin Zidane dhe Del Piero, të cilët nuk janë më, edhe pse Juventusi ka një Yildiz që po rritet shumë”.

Për gjykimet: “AIA duhet të mendojë të vendosë një ish-lojtar pranë VAR-it. Unë, për shembull, do ta kisha sinjalizuar menjëherë goditjen me bërryl të Orban si të dhunshme”.

The post Tacchinardi lartëson Zhegrovën: Ndryshon ekuilibrat, mund të bëhet lojtar i madh si… Modric appeared first on Telesport.