Tacchinardi lartëson Yildiz: Talent i madh, është përmirësuar shumë, nuk e ndjen presionin

Alessio Tacchinardi, në një intervistë për “Tuttosport”, foli rreth eksperiencës së tij të gjatë te Juventusi dhe për aktualitetin, duke përfshirë rinovimin e kontratës së Luciano Spallettit: “Tek ai gjithmonë kam parë diçka të veçantë, ia kam thënë edhe vetë. Organizuam një darkë unë, ai, Del Piero dhe Ferrara, shpresoja që të mos e humbisnin rastin për të folur mbi futbollin me Lucciano”.

Ai foli edhe për Yildiz, mbi të cilin rëndon krahasimi i vazhdueshëm me Alessandro Del Piero: “Te Kenan kam parë 6 apo 7 hapa përpara në cilësi. Nëna ime thotë se ai do të bëhet më i mirë se Alex, i cili kishte Baggio si objektiv për ta kaluar. Edhe Yildiz i është përkushtuar diçkaje dhe nuk e ndjen presionin. Për mua është një talent i madh”.

The post Tacchinardi lartëson Yildiz: Talent i madh, është përmirësuar shumë, nuk e ndjen presionin appeared first on Telesport.