Tacchinardi “bekon” shkarkimin e Tudor: Duhej tronditje, madje “elektroshok”. Lojtarët me “shpinën pas murit”

“Nuk do ta kisha menduar kurrë një Juventus në rënie të lirë si kundër Lazios. Kisha pasur ndjesinë që diçka nuk shkonte që në ndeshjen me Real Madridin, por ajo ndaj Lazios ishte e turpshme. E kuptoj klubin, duhej të jepte një tronditje, madje më shumë se tronditje, duhej një ‘elektroshok’ për këta lojtarë, sepse ajo ndeshje tregoi për herë të disatë se Juve është pa shpirt, pa uri, pa egërsi, pa krenari, pa përgjegjësi dhe pa personalitet.

Dhe kush paguan? Nuk mund të ndryshosh 30 lojtarë, prandaj ndryshon trajnerin. Më vjen shumë keq për Igor, sepse është mik dhe e di sa shumë donte ta drejtonte Juventusin, si dhe sa u përpoq për t’i kapërcyer vështirësitë. Sidoqoftë, për fat të keq, kështu ndodhi.

Mendoj se klubi bëri mirë që ndërhyri tani. Tani, kushdo që do të vijë si trajner, duhet t’i bëjë lojtarët të marrin përgjegjësitë e tyre. Ata janë me ‘shpinën pas murit’, duhet ta kuptojnë peshën e fanellës që veshin dhe të japin më shumë. Me keqardhje e them, por vendimi për shkarkimin e Tudor ishte i drejtë”.

The post Tacchinardi “bekon” shkarkimin e Tudor: Duhej tronditje, madje “elektroshok”. Lojtarët me “shpinën pas murit” appeared first on Telesport.