Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është treguar kundërthënëse në qëndrimet e saj për draftstatutin për themelimin e Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Një dokument se si do të duket ky Asociaicion i është dorëzuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, më 21 tetor 2023 nga 5 emisarët që përfaqësojnë ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën e Italinë, të cilin, më 26 tetor 2023 ka shprehur gatishmëri para liderëve evropianë (Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell) që të njëjtin ta nënshkruajë.
Por, që nga kjo kohë, presidentja Osmani ka paraqitur qëndrime të ndryshme, duke shfaqur joseriozitetin që karakterizon, pavarësisht pozitës së lartë shtetërore që përfaqëson.
Në disa raste, Osmani ka kërkuar “zbatimin e njëanshëm” të marrëveshjeve të Kurtit, ku bën pjesë edhe Asociacioni i tjetërsuar me nenin 7 për vetëmenaxhimin e serbëve, ndonëse ajo në raste tjera ka treguar se “preket Kushtetuta”.
Demokracia.com sjellë në vazhdim qëndrimet e ndryshme për të njejten çështje të presidentes Osmani.
SHKURT / SHTATOR 2023 – OSMANI: “KAM DYSHIMET E MIA PËR NENIN 7”, “PREKET KUSHTETUTA”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në disa raste ka shprehur hapur dyshimet e sj për përmbajtjn e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt 2023) e arritur ndërmjet kryministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
28 SHKURT 2023
Vetëm një ditë pasi kryeministri Kurti kishte arritur dakordimin me presidentin serb Vuçiq, presidentja Vjosa Osmani kishte shprehur dyshimet e rënda për rezultatin e negociatave të Kurtit.
“Presidentja konsideron se fjalën përfundimtare rreth kësaj marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës, meqë preken kategori kushtetuese të parapara në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhej në deklaratën e presidentes Osmani, dërguar mediave nëpërmjet këshilltarëve të saj, më 28 shkurt 2023.
Osmani e kishte prezantuar këtë kërkesë pasi, sipas saj, kryeministri Kurti kishte pranuar në Bruksel disa propozime jo të lehta, që më vonë i kishte quajtur si koncesione.
Me këtë marrëveshje, dje janë pranuar edhe disa propozime jo të lehta, që lidhen me vetëmenaxhimin e pakicës serbe në Kosovë dhe rregullimin e statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe. Teksti i marrëveshjes nuk i sqaron tërësisht implikimet nga këto si dhe disa çështje të tjera, të cilat duhet të sqarohen domosdoshmërisht para se të finalizohet Plani i Zbatimit”, thoshte në reagimin e saj presidentja Osmani.
27 SHTATOR 2023
Në një intervistë për RTK-në, presidentja Osmani kishte zgjedhur një moment të papërshtatshëm në të cilin ndodhej Kosova për shkak të situatës së tensionuar në veriun e Kosovës, për të shpalosur dyshimet e saj për atë çfarë ka arritur në negociata kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Ajo marrëveshje nuk është perfekte për Kosovën. I ka të mirat e saj, i ka disa gjëra që ende kam dyshimet e mia se si do të zbatohen në praktikë. Mirëpo, ne e kemi marrë obligim ndërkombëtar”, deklaronte Osmani.
Në këtë moment ajo ishte ndërprerë nga gazetarja, duke e pyetur se për cilën pjesë është fjala, ndërsa ka marrë përgjigjen e Osmanit se bëhet fjalë për Nenin 7 (Vetëmemanxhimin për serbët) dhe Nenin 10, ku është edhe Asociacioni.
“Natyrisht tek Neni 7, te Neni 10 tash, sepse pyetjet janë sesi saktësisht do të zbatohet, por mendoj që zgjidhja është si vijon: Ne duhet të ulemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përgatisim draftin tonë, draftin e Republikës së Kosovës”, sqaronte Osmani.
MARS 2024 – OSMANI, KURTI DHE KONJUFCA ZOTOHEN PËR TA ZBATUAR BESNIKËRISHT THEMELIMIN E ZAJEDNICËS
Më 22 mars 2024, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte dakorduar së bashku me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, për t’ia dërguar një letër zotuese raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku pritej të shqyrtohej kërkesa e Kosovës për anëtarin në këtë këshill.
Në këtë letër, drejtuesit e shtetit të Kosovës ishin zotuar për të respektuar besnikërisht listën e zotimeve nga Shtojca I e letrës që më 21 mars e kishin pranuar nga Bakojanis.
“Ne do të donim që ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’ju informuar se ne do ta respektojmë besnikërisht listën e zotimeve të treguar në Shtojcën I të letrës suaj të datës 21 mars 2024 pas bërjes së Kosovës shtet anëtar i Këshillit të Evropës”, thuhej në lëtrën e nënshkruar nga Osmani, Kurti dhe Konjufca.
Pjesë e listës së zotimeve, Shtojca I, që e kishte dërguar Bakojanis ishte edhe themelimi me urgjencë i Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Të bëjmë hapa substancialë e të prekshëm me synim të zbatimit të të gjitha neneve të Marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit, që e përfshin themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe sa më shpejt që është e mundshme”, thuhej në pikën ku listohej Ascoiacioni.
NËNTOR 2024 – OSMANI: TA ZBATOJMË NJËANSHËM MARRËVESHJEN E BRUKSELIT
As dyshimet e mëdha të shprehura më herët për përmbajtjen e marrëveshjeve të arritura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dolën të jenë pengesë për presidenten Osmani për të dhënë idenë për “zbatim të njëanshëm” të këtyre marrëveshjeve.
Më 15 nëntor 2024, Osmani kishte prezantuar idenë për të kopjuar sjelljen e liderëve politik të Kosovës në negociatat e Vjenës, të cilët në mënyrë të njëanshme vendosën të zbatojnë pakon e Ahtisaarit.
“Është qëndrim vetëm i imi, jo domosdoshmërisht i institucioneve të tjera. E kam thënë, ka të bëjë me mënyrat të cilat ne i kemi shfrytëzuar në vitin 2007-2008. Atëherë kur Serbia nuk zbatonte, ne e kemi pasur me marrëveshjen tonë me partnerët, me aleatët, edhe pse Kosova pakon e Ahtisaarit e kishte zbatuar në mënyrë të njëanshme, ajo çfarë kishte përfituar ishte pavarësia, njohjet, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare. Në qoftë se partnerët ndërkombëtarë janë të interesuar që ne të ulemi me ta dhe zbatimi i marrëveshjeve nga ana e Kosovës të lidhet me përkrahje ndërkombëtare, garanci të sigurisë, njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kjo është një situatë e re”, deklaronte Osmani.
Kjo deklaratë e Osmanit e paraqiste atë si një njohëse e dobët e zhvillimeve politike në dy dekadat e fundit, pasi që pa asnjë bazë, ajo kishte tërhequr paralele mes prcoesit dialogut të lehtësuar nga BE-ja që çoi në Marrëeshjen Bazë (Bruksel, 27 shkurt 2023) dhe Aneksin për zbatimin e saj (Ohër, 18 mars 2023) ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe procesit negociator 2005 – 2007 që çoi në themelimin e shtetit të Kosovës.
Këto dy procese (Marrëveshjet Kurti – Vuçiq dhe Negociatat për Statusin e Kosovës) nuk kanë asgjë të përbashkët, jo vetëm si përmbajtje, por ato nuk mund të shihen në këtë mënyrë as si strategji vepruese e institucioneve kosovare.
MARS 2025 – OSMANI: DRAFTSTATUTI I ASOCIACIONIT NË KUNDËRSHTIM ME KUSHTETUTËN DHE VLERAT E BE-së
Presidentja Osmani, e cila deri më tani deklaronte se vërejtjet e saj për draftstatutin e Asociacionit të përgatitur nga BE dhe që i është dorëzuar kryeministrit Kurti do t’i paraqiste në Gjykatën Kushtetutese, nuk është duke e pritur që çështja të shkojë në Kushtetuese.
Së fundmi, ajo e ka bërë këtë pas takimit me emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.
Osmani tha se draft-Stautti si i tillë nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe as standardet e Këshillit të Evropës – e për më tepër, as në përputhje me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.
“Në detaje prezantuam vërejtjen tona sa i përket draft-Statutit të propozuar nga BE. Dhe, ky ishte takim më shumë ku u njoftua rreth qëndrimeve tona sesa që morëm qëdnrime nga ana e tij. Po flasim për draft-Stautin, çështje që unë personalisht besoj që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nuk janë në përputhje as me vlerat as me normat e BE-së, as me standardet e KiE-së pastaj. Dhe po ashtu nu kjanë në përputhje me aktvendimin e GjK-së së vitit 2015”, tha Osmani.
Për më tepër, sipas saj “Statuti i tillë që bie në kundërshti me këto trija, nuk ka se si të hyjë në fuqi dhe as nuk besoj që do të mund të kalonte testin në GjK-së, e cila ka vendosur standardte në shumë nga këto tema brenda draft-Statutit. Siç janë kompetencat ekzekutive e shumë çështje tjera”, deklaroi Osmani. / Demokracia.com /