T7 ia ndal zërin Donika Gërvallës kur flet para mediave për shkak të qasjes së pushtetit të Kurtit ndaj gazetarëve

Moderatori dhe gazetari i televizionit T7, Arsim Lani, ka vendosur që të mos e transmetojë me zë deklaratën e deputetes Donika Gërvalla për shkak të qasjes së pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj gazetarëve.

Autori i emisionit FRONTAL , Arsim Lani, ka thënë se kjo po bëhet si shenj proteste ndaj qasjes së pushtetit të Kurtit ndaj gazetarëve.

“Keni mundësi ta shihni, por nuk do ta dëgjoni”, ka thënë Lani, i cili ka përmendur qasjen e LVV-së ndaj mediave dhe sulmin fizik që iu bë gazetarit të T7, Genc Godanci, nga mbrojtja e afërt e Kurtit.

Lani ka lexuar edhe statusin që të premten ka shkruar Hekuran Murati, pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij ku tregohet rënie drastike e Kosovës në indeksin e lirisë së medias. /Express