Szoboszlai thumbon turqit: Festuan para kohe në Stamboll, kjo ishte një hakmarrje e madhe

Mesfushori hungarez Dominik Szoboszlai ishte një nga protagonistët e Liverpool, në fitoren 4-0 që “reds” arritën ndaj Gallatasaraj në Champions League. Sukses që kualifikon “reds” në çerekfinalet e këtij turneu.

Ai flet për një hakmarrje ndaj turqve, që sipas tij mendonin se ishin kualifikuar: “Ne e kishim vënë re që nga minuta e parë. Pas ndeshjes së fundit në Turqi, kur po jepja një intervistë, i dëgjova duke festuar”, tha Szoboszlai.

Fola me disa djem që në Turqi, festohet pas një ndeshjeje dhe për ta duket se nuk kishte rëndësi nëse ka një ndeshje të dytë. E mora pak personalisht, disa prej nesh e bënë gjithashtu”, shtoi hungadezi.

Në fund, Szoboszlai tha: “Ende jam në mendje të mos festoj kurrë shumë herët, pasi ajo që pamë në Turqi na dha pak shtytje. Që nga sekonda e parë, ishte gjithçka brenda.”

The post Szoboszlai thumbon turqit: Festuan para kohe në Stamboll, kjo ishte një hakmarrje e madhe appeared first on Telesport.