Szczesny zbulon marrëveshjen me Flick për të vazhduar duhanpirjen: Më tha që…

Wojciech Szczesny ka rrëfyer për “GQ Polonia” një marrëveshje të veçantë me Hansi Flick, që i lejon të vazhdojë të pijë duhan te Barcelona. Portieri polak shpjegoi se gjithçka nisi gjatë një momenti qetësie: “Së fundmi unë dhe trajneri ishim ulur në sauna dhe e pyeta çfarë mendonte.

Trajneri u përgjigj se e vetmja gjë që ka rëndësi është ajo që bëj në fushë. ‘Për sa kohë je superprofesional, mund të pish duhan edhe gjatë festës së titullit’”. Szczesny krahasoi më pas përvojën e tij të re me vitet te Juventusi, duke theksuar ndryshimin e madh të atmosferës:

“Barcelona më jep gëzimin e pastër të të qenit futbollist. Juventusi është një rutinë e përditshme nën presion maksimal. Aty, fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi. Dhe këtë kam pasur mundësinë ta mësoj te Juventusi”.

The post Szczesny zbulon marrëveshjen me Flick për të vazhduar duhanpirjen: Më tha që… appeared first on Telesport.