Pjesa e dytë e “El Clasico” ka nisur vrullshëm. Real Madrid që po udhëheq momentalisht 2-1, humbet shansin e artë për të gjetur golin e tretë, pasi Kylian Mbappe gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 50-të, Eric Garcia prek topin në dorë gjatë një ndërhyrjeje ndaj Jude Bellingham. Pas ndërhyrjes së VAR, jepet penallti. Godet Kylian Mbappe, por gjuajtja e francezit është ndalur në mënyrë fantastike nga Wojciech Szczęsny.
Polaku mban ende në lojë Barcelonën me pritjen që bëri.
The post Szczęsny pret penalltinë e Mbappe dhe mban në lojë Barcelonën (video) appeared first on Telesport.










